Elezi u prezantua te Drita, por Vushtrria thotë se ka kontratë me lojtarin

Valmir Elezi gjatë ditës së sotme është prezantuar te Drita dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Gjilani.
Megjithatë ky transferim duket se do t’i del “dardhë me bishtë” kampionëve të Kosovës.
Vushtrria ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe ka thënë se nuk e ka shitur lojtarin pasi që Elezi ka dy vite kontratë me ta.
Ky është njoftimi i klubit që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë:
REAGIM
Klubi i Vushtrrisë nuk ka bërë ndonjë marrëveshje me klubin e Dritës, për futbollistin Valimir Azemi.
Mesfushori Azemi ka kontratë tre vjeçare (edhe dy të mbetura) me klubin, e cila është valide.
Azemi pak minuta më parë është prezantuar edhe zyrtarisht nga Drita, por ne si klub nuk kemi pranuar ndonjë ofertë apo thirrje telefonike për kartonin e Azemit.
Ne si klub do t’i marrim hapat konkret rreth kësaj çështje, duke iu drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës.