20:01 / E Premte, 05 Tetor 2018 / k.v

Elfete Vitia, shahistja që përfaqësoi dinjitetshëm Kosovën në Olimpiadën e shahut në Gjeorgji

Kosova mori pjesë në Olimpiadën e Shahut në Batuni të Gjeorgjisë ku u përfaqësua nga 10 shahistë, 5 femra dhe 5 meshkuj, të cilët përfaqësuan suksesshëm Kosovën duke ngritur rezultatin përgjatë garēs.

Në këtë olimpiadë në të cilën morën pjesë përfaqësues nga e gjithë bota, të suksesshme ishin sidomos përfaqësueset femra nga Kosova, të cilat startuan nga pozita e 135-të dhe në plasmanin pērfundimtar u radhitën në vendin 113-të, duke ngritur kështu Kosovën më lartë.

Ndër më të suksesshmet doli të jetë shahistja Elfete Vitia, e cila edhe u dekorua me titullkn FM mbrëmë në natën finale të olimpiadës ku edhe u ndanë çmimet.

Shahistja Vitia arriti të spikasë në të gjitha raundet e garës duke treguar kështu që Kosova vërtetë ka femra të sukseshme që përfaqësojnë dinjitetshëm shtetin tonë.

Në një lajmërim edhe te Federatës së Shahut të Kosovës, u bënë të ditura rezultatet e shahistëve nga Kosova ku ndër tjera u tha se femrat nga Kosova befasuan sukseshëm në këtë olimpiadë duke u kthyen me katër tituj tē fituara nga shahistet, Elfete Vitia, Ndriqona Saraçi, Rinesa Saraçi, Nita Saraçi dhe Hafife Kollari.