75 Mall Live Search
15:01 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Elgit Doda bëhet gati, në pritje të fëmijës së parë!

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Klea është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjatë kësaj kohe i ka mbajtur fansat të përditësuar mbi përgatitjet që ka bërë për bebin.

Gjithashtu edhe Elgiti ditën e sotme ka treguar se i ka blerë djalit një ulëse për bebet në makinë.

“Kur mezi pret të jetë pasagjer”, shkruan Elgiti duke e shoqëruar postimin me disa emoji me sytë me zemra.

Klea dhe Elgiti e kanë gjetur edhe emrin e vogëlushit, por do ta zbulojnë pak më vonë.