13:59 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Elgiti ka një urim për gruan e tij Klea Huta, me rastin e ditëlindjes së saj

Ditën e sotme moderatorja mjaft e dashur për publikun, Klea Huta, feston ditëlindjen.

Ky 27-vjetor është tepër i veçantë për moderatoren, pasi për herë të parë ajo po feston si nënë.

Ajo dhe bashkëshorti Elgit u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Krid.

Urimet kanë qenë të shumta për të, por vëmendje ka tërhequr postimi i partnerit të saj.

Elgit ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Klean dhe bashkëngjitur shkruan: “Gëzuar ditëlindjen grua & mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi”.