Elhaida Dani: E vështirë të ngjitesh në skenë, me shpirt jam në Shqipëri!
Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani tash e sa kohë është pjesë e shfaqjes artistike “Katedralja e Parisit”, ku ajo luan rolin e Esmeraldës.
Ndër shumë vende nëpër botë, ajo sonte pritet të performojë në Firence të Italisë, shkruan Indeksonline.
Ajo po e bashkëndjenë dhimbjen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, që deri tani ka shkaktuar dhjetra viktima, e qindra të lënduar.
Elhaida ka ndarë këtë dhimbje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Për fat të keq në momente të tilla është e vështirë të ngjitesh në skenë dhe të performosh, me shpirt jam në Shqipëri dhe ndaj dhimbjen me ju…” , ka shkruar këngëtarja.
/Indeksonline/