11:03 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Eli Fara mbush 52 vite jetë!

Këngëtarja e njohur Eli Fara sot gëzon ditëlindjen e radhës.

E për këtë ditë të veçantë ajo ka vendosur të jetë pranë familjarëve të saj në Frankfurt.

“Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar Eli në videon e publikuar në ‘Instastory’, duke zbuluar kështu se ndodhet pranë njerëzve të zemrës.

Vajza e saj nuk duket në tavolinë, por ka vendosur t’i bëjë një urim publik nënës së saj, duke publikuar të njëjtën video dhe duke shkruar:

“Shpirt i motrës ti. Të bëhesh 100 vjeç mam, të dua”.

E lumtur pranë familjarëve Eli sot ka festuar 52 vjetorin e ditëlindjes së saj./Indeksonline/