75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Eli Fara në zi, humb personin e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eli Fara është në zi.

Ajo sot ka humbur personin më të shtrenjtë në jetë – nënën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vet Eli.

“E shtrenjta, tu prehtë shpirti në paqe” – është shprehur ajo mes tjerash në pak rreshta, sigurisht në vështirësi për të gjetur fjalët nga kjo humbje e madhe.