Elijona: Mendoj se marrëdhënia me Klodin më ka dëmtuar
Spektakli i së hënës në Big Brother VIP Kosova, ka nisur me një nga momentet më të ndjekura të këtij edicioni, “Darkën e të Nominuarve”, ku banorët u përballën me pyetje direkte dhe klipe që pasqyronin rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë. Atmosfera ishte e ngarkuar emocionalisht, ndërsa secili prej tyre u detyrua të japë sqarime për vendime, konflikte dhe marrëdhënie që kanë ndikuar në lojën e tyre.
Një nga deklaratat që tërhoqi vëmendje ishte ajo e Elijonës e cila u pyet hapur nëse lidhja e saj me Klodin e ka ndihmuar apo dëmtuar në këtë format. Elijona u shpreh pa hezitim, duke theksuar se nuk ndihet krenare nëse do të arrijë deri në finale vetëm falë pëlqimit ndaj një banori tjetër.
“Nuk krenohem nëse pëlqimi ndaj Klodit më ka çuar në finale. Pëlqimi ka rrjedh natyrshëm”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se ndjenjat nuk kanë qenë pjesë e një strategjie loje, por një proces spontan emocional.
Tutje, Elijona pranoi se marrëdhënia me Klodianin ka pasur edhe ndikim negativ në eksperiencën e saj brenda shtëpisë. “Mendoj se më ka dëmtuar deri diku, por kam mësuar edhe nga kjo marrëdhënie. Brenda besoj që më ka bërë dëm”, shtoi ajo, duke reflektuar mbi pasojat që kjo lidhje ka sjellë në perceptimin e publikut dhe në dinamikat e lojës.
Ndërkohë, mbrëmja u shoqërua edhe me pritje dhe tension, pasi gjatë spektaklit pritet të zbulohet edhe emri i finalistit të dytë të këtij edicioni, duke e bërë garën drejt finales edhe më të fortë dhe të paparashikueshme.

