75 Mall Live Search
10:34 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / F.R

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer në shtëpi menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” të së premtes.

Ajo ishte larguar përkohësisht gjatë ditës, pasi u dërgua në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore, çka bëri që të mos ishte e pranishme në emisionin live.

Pas trajtimit mjekësor dhe stabilizimit të gjendjes, Elijona u kthye shëndoshë e mirë, duke u pritur me ngrohtësi nga banorët.

Rikthimi i saj solli lehtësim dhe emocione pozitive, ndërsa ajo vazhdon garën në Big Brother VIP Kosova 4./IndeksOnline/