23:49 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Eliminatoret e Euro 2020, gabimi amatoresk i Courtois në ndeshjen Belgjikë – Rusi

Belgjika e ka mbyllur në fitore 2-1 pjesën e parë të ndeshjes që po luan në shtëpi kundër Rusisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Vendasit kanë kaluar në avantazh me Tielemans pas 15 minutash, por rusët kanë barazuar një minutë më vonë me Cheryshev, i cili ka përfituar nga një gabim i Cortuois.

Hazard ka kthyer në avantazh belgët me një penallti në minutën e 45-të.