75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Eliminimi do të ndikoj negativisht te Ronaldo, nisin spekulimet për një kthim në Premierligë

Cristiano Ronaldo u eliminua së bashku me skuadrën e tij, Juventus nga UEFA Champions League në raundin e 1/16.

Ylli portugez u eliminua nga skuadra e Portos dhe kështu në Itali, po cilësohet si dështim i madh, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo tani është në dilema të mëdha, se a do ta vazhdoj kontratën me ekipin e ‘Zebrave’.

Siç shkruajnë mediat, Ronaldo mund të rikthehet te Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni. Dhe, Bruno Fernandes mund të jetë njeriu kryesor që do ta bindë Cristianon të kthehet në ‘Old Trafford’./IndeksOnline/