75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Eliminimi i Ballkanit dhe humbja e Dritës, Superliga bie një vend më poshtë në ranglistën e UEFA-s

Skuadra e Ballkanit mbrëmë u mposht thellë nga Shamrock Rovers 4:0 dhe u eliminua nga UEFA Conference League.

Humbja e klubit nga Suhareka pati ndikim edhe në ranglistën e UEFA-s, shkruan Indeksonline

Kosova humb një pozitë, nga vendi 37-të bie në 38-të, duke u parakaluar nga Bosnjë e Hercegovina.

Përveç Ballkanit, mbrëmë u mposht edhe Drita – por që skuadra nga Gjilani mbetet ende në garë për t’i siguruar grupet në UEFA Conference League.

Kujtojmë se skuadra e Dritës ndeshjen finale të play-offit e zhvillon ndaj Differdange 03./Indeksonline/

Image