17:48 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Elimino celulitin deri në verë, fillo me shërbime falas të konsultimit

Qendra më e madhe e estetikës në Shqipëri – VIP Line Center, që së fundmi ka hapur përfaqësinë në Prishtinë, ka filluar me ofrimin e shërbime falas të konsultimeve dhe testimit për të gjithë ata që dëshirojnë të eliminojnë celulitin deri në verë.

 ‘Pas konsultimit fillon procesi i eliminimit të celulitit përmes seancave që përfshijnë kombinim pajisjesh që luftojnë celulitin, bendazh i ftohte, balte e ftohte, ampula kundër celulitit, trajtim me dorë!’, theksojnë përfaqësues të Qendrës, duke nënvizuar se përkundër cilësisë Evropiane të shërbimeve, ato ofrohen me cmime të tregut Kosovar.

 Duke sjellur përvojë 13 vjecare në fushën e estetikës përmes personelit të trajnuar dhe kualifikuar në Paris dhe Milano, VIP Line Center në Kosovë mëton të ofrojë shërbime të certifkuara dhe moderne të estetikës, pa asnjë efekt anësor.

 Në Kosovë, VIP Line Center ka filluar me ofrimin e shërbimeve të ndryshme, sic janë: Gold Mask 24k, Maske Thalasso (alga), PRP (platelet-rich plasma), dermoabrasion me prerje diamanti, oksigjenoterapi dhe shume shërbime tjera.

 Nga shërbimet e VIP Line Center në Kosovë kanë përfituar një numër i madh i klientëve, duke përfshirë edhe përfaqësues të estradës.

 Tuna Sejdiu ishte shprehur skajshmërisht e kënaqur përmes postimit të saj në instagram, pas trajtimit photon-led që përmirëson lëkurën sensitive dhe mikse si dhe parandalon bakteret dhe ndihmon në trajtimin e akneve.

 Përvec Tunës, këtë qendër e kanë vizituar edhe shumë persona tjerë publik të vendit.

Temat: