Eliminohet befasisht Federer nga ‘Australia Open’
Tenisti i njohur Roger Federer është eliminuar nga gara e ‘Australia Open’.
Zvicerani u mposht befasisht nga greku 20 vjeçar Stefanos Tsitsipas, transmeton Indeksonline.

Ndeshja zgjati tre orë e 45 minuta. Tsitsipas
fitoi 3-1 në sete, duke u bërë greku i parë që arrin të kualifikohet në çerek-finale
të një Grand Slami.
Greku tash në çerek-finale e pret spanjollin Roberto Bautista Agut./Indeksonline/