18:57 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Eliminohet nga Kupa e Botës, Martinez dorëhiqet nga posti i trajnerit të Belgjikës

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Belgjikën.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, edhe trajneri Roberto Martínez, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, transmeton IndeksOnline.

Ai e ka konfirmuar këtë në konferencën pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Belgët përfunduan në vendin e tretë të Grupit F me 4 pikë, dy më pak se Kroacia dhe tre më pak se Maroko./IndeksOnline/