20:25 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eliminohet River Plate, Al Ain në finale të Kupës së Botës

Al Ain do të luaj në finale të Kupës së Botës për klube, ku mund të përballet me Real Madrid.

Ata në gjsmëfinale mposhtën River Platen pas penalltive, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 2-2.

Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kaloi e para në epërsi me golin e Berg në minutën e 3-të të ndeshjes.

Argjentinasit përmbysën rezultatin me dy gola të shpejtë nga Rafael Borre.

Ciao barazoi rezultatin në minutën e 51-të për t’i dhënë ndeshjes edhe 30 minuta të tjerë.

Kujtojmë se në minutën e 69-të, Martinez nuk ia doli të shënoj nga penalltia.

Al Ain në finale do të luaj me fituesin e ndeshjes Kashima – Real Madrid që zhvillohet ndesër./IndeksOnline/