Eliminoi 2 Korrikun, Minatori përballet me Dritën në fundjavë
Pas fitores së sotme ndaj 2 Korrikut, Minatori është kualifikuar në fazën e 1/8-tës së finales së Kupës së Kosovës.
Skuadra lipjanase triumfoi si vendas ndaj kryeqytetasve me rezultat bindës për të kaluar tutje në Kupë.
Të besuarit e Faruk Statovcit ishin dukshëm skuadër më e mirë, teksa 2 Korriku udhëtoi me lojtarë rezervë në këtë ndeshje.
Në raundin tjetër, Minatori do të përballet me Dritën e Gjilanit
Ndeshja, Drita – Minatori do të zhvillohet këtë fundjavë, të shtunën, në Gjilan./IndeksOnline/