Elinel publikon projektin e ri ‘President’, përcjell një mesazh përmes klipit
Elinel ka vazhduar me sjelljen e një pas njëshme të projekteve muzikore.
Këtë herë ai ka prekur një temë aktuale dhe sociale, kënga me titullin ‘President’ Elinel i referohet drejtuesve të shetit për dështimin në shumë fusha të popullit.
Reperi Elinel përmes kësaj kënge shpreh mllefin që ka kështu duke u rikthyer në stilin e repit me të cilin hyri në treg vite më parë.
‘President’ është publikuar edhe me videoklip përmes të cilit reperi është munduar të përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë punuar dhe punojnë kundër shtetit të tij.
Kënga e re e Elinel tashëm është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/