75 Mall Live Search
19:10 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Eliot Engel: E dua Kosovën, ajo është pjesë e SHBA-ve

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, është mrekulluar me ndërtesën e re të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, përurimi i së cilës u bë sot.

Engel në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se kjo është një dëshmi që gjërat e mira mund të ndodhin dhe se ky veprim për të është ëndërr e realizuar.

”Është mrekulli të jem sot këtu”.

”Është e mrekullueshme të jem pjesë e miqësisë së kosovarëve. Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë. E dua Kosovën”.

”Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit SHBA-ve që ishit me kosovarët me 1999-të”.

”SHBA çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e SHBA-ve”.