Eliot Engel nesër në Gjakovë, përurohet rruga me emrin e tij
Kongresmeni amerikan Eliot Engel nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë, përkatësisht Gjakovë.
Vizita e tij në këtë komunë bëhet për shkak të emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e kongresmenit, ku do të mbahet ceremoni, transmeton Indeksonline.
Agjenda e vizitës së Kongresmenit Engel në Gjakovë:
10:00 Arritja në Gjakovë
10:00 Vizitë në BoneVet
11:45 Ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë me emrin e kongresmenit
16:15 Vendosja e kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”
16:30 Takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini në objektin e Komunës së Gjakovës./Indeksonline/