75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Eliot Engel nesër në Serbi, në takim me Aleksandar Vuçiq

Anëtari Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë nesër Serbinë.

Engel që ndryshe njihet edh si aleati më i madh amerikan i Kosovës do të zhvillojë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Takimi në fjalë parashihet të fillojë në ora 10:00. Engel dhe Vuçiq janë takuar në shkurt të këtij viti gjatë Konferencës së 55-të të Sigurisë në Munih.

Gjatë asaj kohe, Vuçiq kishte zhvilluar një takim me Engel, ku fokusi i këtij takim ishte rasti i vëllezërve Bytyqi.

Mediat serbe sot kanë rikujtuar edhe njëherë se Engel është njëri nga lobistët më të mëdhenj shqiptarë në Washington./Indeksonline/