Elisa Spiropali pas takimit me Glauk Konjufcën: Ka ardhur koha për një mbledhje të përbashkët Kosovë-Shqipëri
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se këtë vit pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Pas takimit me homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se ka ardhur koha që të dyja vendet të organizojnë një takim të përbashkët qeveritar, ndërsa vendi i mbajtjes do të përcaktohet së shpejti, në Shqipëri ose në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, prioritetet e përbashkëta, si dhe mundësia e arritjes së marrëveshjeve të reja.
Sipas saj, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe do të thellohet edhe më tej në fusha me interes të përbashkët./IndeksOnline/

