14:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Elita 5 me koncert në shesh me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh në Prishtinë. Festë e cila ka nisur ditë më parë e që do të vazhdoi deri më 17 shkurt.

Në Agjendën festive të Këshillit Organizativ bëhet e ditur se sot gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete, e të cilat kanë nisur qysh në orën 8:00 të mëngjesit për të vazhduar deri në orët e vona të natës, shkruan Indeksonline.

Në orën 8:00 deri në orën 22:00 në Sheshet e Prishtinës do të ketë instalacione me rastin e Shën Valentinit.

Nga ora 17:00 deri në orën 22:00 në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë do të mbahet Finalja e Turneut Ndërkombëtar “Independence Basketball Women’s”

Në orën 18:00 në Kinemanë ABC do të shfaqet filmi “Martesa”.

Ndërsa kjo ditë do të përmbyllet me një koncert në të cilin do të performojnë këngëtarë të njohur, i cili do të nis në orën 20:00 në sheshin Zahir Pajaziti. Në këtë koncert do të performojnë: Elita 5, Trix, Veli Sahiti dhe Mentor Haziri.

Kujtojmë që më 17 shkurt në sheshin kryesor të Prishtinës pritet të performoi këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe reperi i talentuar kosovar Ledri Vula./Indeksonline/