75 Mall Live Search
23:14 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / Gj. Sh

Elita 5 rikthehet në skenë, do të performojë në këtë qytet të Kosovës

Më 19 Qershor në skenën e sheshit “Katër Dëshmorët”, të Podujevës do të përformojë, grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, Elita 5.

Koncerti do të fillojë nga ora 21:00 dhe pritet të jetë madhështorë.

Ky koncert organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ku do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite.

Ata nuk ka dyshim se do të mbledhin fansa, të cilët e adhurojnë muzikën e tyre.