14:38 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Elita bën “selfie”, derisa Zëri i sillet nëpër këmbë

Elita Rudi ndonëse është tërhequr nga paraqitjet në television, por jo edhe nga syri i publikut.

Prezantuesja e njohur, e cila ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram që nga koha kur u bë nënë, është përkushtuar më shumë familjes dhe jetës private.

Por, Elita iu qëndron afër adhuruesve të saj, me postime të ndryshme në Instagram, e së fundi i solli edhe disa imazhe të reja.

Elita e cila ditë më parë ndryshoi ngjyrën e flokëve, ka publikuar disa fotografi para pasqyrës teksa rregullohet, e që djali i saj, Zëri shihet pranë saj.

Ndryshe, Elita nuk ka paralajmëruar nëse do të kthehet me ndonjë projekt televiziv./Indeksonline/