75 Mall Live Search
17:42 / E Premte, 01 Mars 2024 / MSH

Elita Rudi i rikthehet televizionit, ja ku do ta shohim moderatoren

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, i është rikthyer ekranit televiziv pas një pauze të gjatë.

Elita kishte vendosur të shkëpuste përkohësisht rrugëtimin e saj televiziv, duke i kushtuar kohë familjes dhe projekteve të tjera tash e një kohë.

Megjithatë, dashuria për ekranin ka rikthyer bukuroshen nga Gjakova, raporton Indeksonline.

Kësaj radhe, Elitën do ta shohim në ekranet e ATV-së, teksa se çfarë emisioni do të sjellë për shikuesit, akoma nuk është bërë e ditur.

Rudin për herë të fundit e kemi parë në Klan Kosova, me suksesin e padiskutueshëm të “Big Talk 1”./Indeksonline/