Elita Rudi me djalin në krah: Lumturia jote është lumturia ime

Moderatorja e njohur shqiptare Elita Rudi, njihet si një nga personazhet televizive më të dashura për publikun.
Ajo shpesh herë ka zënë vend nëpër mediat rozë, për shkak të bukurisë dhe formave të saj trupore dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.
Elita tash e sa kohë është në lidhje me reperin Gjiko, me të cilin tashmë janë bërë prindër të një djali e që po e shijojnë secilin moment bashkë me të birin.
Së fundmi ata janë paraqitur nga plazhet e jugut të Shqipërisë, ku po kalojnë momente të bukura bashkë me Zërin e vogël.
Në fotografinë e fundit që Elita e ka publikuar, shihet ajo me djalin në krah dhe në mbishkrim të fotografisë ajo është shprehur: “Lumturia jote është lumturia ime”. /IndeksOnline/