Elita Rudi me projekt të ri, s’ka të bëjë me televizonin
Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri, shkruan Indeksonline.
Bukuroshja, e cila njihet edhe si gruaja e reperit Gjiko, me të cilin tashmë janë prindër të një djali, së shpejti do të rikthehet për publikun.

E kontaktuar nga Indeksonline, Elita ka bërë të ditur se projekti i ri nuk ka të bëjë me televizionin, por që nuk ka dhënë detaje të tjera, duke thënë se është ende duke punuar dhe në fillim të nëntorit do ta bëjë të ditur projektin e ri.
Diçka më ndryshe pritet të vijë nga ajo këtë herë për publikun. /Indeksonline/