17:49 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Elita Rudi shkëlqen në të kaltër, e lumtur për festat e fundvitit

Moderatorja e njohur Elita Rudi, duket se po i pret me padurim festat e fundvitit.

Këtë e ka shfaqur përmes një fotografie që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

“Koha më e mirë e vitit”, ka shkruar ajo duke preferuar të pozojë pranë një ambienti të dekuar në prag të festave.

Bie në sy edhe fustani që ka zgjedhur të veshë, i cili i shkon shumë dhe i jep edhe më shumë gjallëri atmosferës festive që po mbizotëron nëpër shumicën e vendeve. /Indeksonline/