75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Elita Rudi praktikon gjidhënien në publik, ka disa fjalë për ata që ndihen të ofenduar!

Nuk ka shumë muaj që kur prezantuesja e njohur, Elita Rudi është bërë nënë për herë të parë.

Ndjenja e të qënurit nënë duket se e ka lumturuar tej mase atë.

Bashkëshortja e Gjikos, duket se e praktikon gjidhënien edhe në publik, madje kjo nuk e pengon aspak atë- shkruan Indeksonline.

Por, sipas Rudit disa njerëz mund të ndihen të turpëruar nga ky veprim i saj, andaj ajo ka një porosi për ta.

“Nëse ofendohesh nga gjidhënia ime, vendose një batanije në kokën tënde. Është e drejtë e fëmijës tim që të ushqehet”, ka shkruar ajo krahas fotografisë. /Indeksonline/