Elita Rudi veç më e bukur në ditët e fundit të shtatzënisë!
Moderatorja e njohur, Elita Rudi është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe reperi, Gjiko pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Por, përkundër që është në muajin e fundit të shtatzënisë Elita po vazhdon të duket për mrekulli.

Në një foto që ajo ka publikuar së fundi u shfaq në formë të mirë derisa shkëlqente me grimin e lehtë në fytyrë dhe buzët e kuqe.

Ndryshe, Elita ka kohë që është largua nga ekranet për tu iu përkushtuar familjes së saj të re./Indeksonline/