75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eliza Dushku fiton 9.5 milionë dollarë pas denoncimit të ngacmimit seksual

Pak ditë më parë, Eliza Dushku fitoi rreth $9.5 milion nga rrjeti televiziv CBS. Kjo për shkak se Dushku u ankua për ngacmim seksual në sheshxhirimin e serialit “Bull” dhe më pas roli i saj u përjashtua. Tani që ka kaluar më shumë se një javë nga kjo ngjarje, aktorja me origjinë shqiptare është gati të tregojë versionin e saj të historisë.

Dushku është shprehur se nuk bëhet fjalë as për një thashethem dhe as për një mungesë humori nga ana e saj. Ngacmimet kundrejt saj ishin faktike pasi gjithçka ishte filmuar në kamerat e televizionit.

“U punësova aty, nuk doja të ngacmohesha seksualisht! Për të dalë i larë, ai tha që nuk di të mbaj shaka.”-tregon ajo duke shtuar se vetë është rritur në një ambient me tre vëllezër dhe gjithë jetën ka punuar me producentë, por kurrë s’ka patur incidente të tilla. Protagonisti i serialit, Michael Weatherley duket se kishte kaluar çdo limit.

“Dirty Little Secrets”– Bull works with J.P. Nunnelly (Eliza Dushku) on the first of three cases to repay her for defending Benny at trial. However, they clash over their client, a computer cloud company that is battling the F.B.I. to retain privacy over their client flies that could help identify the source of a recent eco-terrorist attack, on BULL, Tuesday, May 16 (9:00-10:00 PM, ET/PT) on the CBS Television Network. Pictured L-R: Michael Weatherly as Dr. Jason Bull and Eliza Dushku as J.P. Nunnelly Photo: Dave Russell/CBS ©2017 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved

Komentet për “një treshe me të” apo mënyra se si në vend të emrit i drejtohej me termin “këmbët” bënë që aktorja që heqë dorë nga projekti dhe t’i shkojë kësaj çështjeje gjer në fund.

Dushku tregoi se edhe pse e kishte paralajmëruar disa herë për besdinë që i krijonte gjuha e tij, si rezultat mori vetëm pushimin nga puna. Ajo shtoi se Weatherley përmendtte shpesh faktin se ishte mik me drejtorin e rrjetit televiziv. Situata agravoi derisa Eliza e pa të arsyeshme që kjo çështje të zgjidhej në mënyrë ligjore.