Eliza Hoxha i reagon Vjosa Osmanit: Nuk ua zë goja asnjëherë të vetme ta përmendni UÇK-në

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka disa pyetje për presidenten VJosa Osmani lidhur me luftën e UÇK-së.
Mos përmendja e termit “UÇK” nga presidentja në statusin e saj të gjatë për Betejën e Koshares nuk ka kaluar pa reagime nga opozita.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha përmes një reagimi në Facebook ka parashtruar disa pyetje publike në drejtim të Osmanit në lidhje me Betejën e Koshares si shenjë proteste.
Hoxha thotë se Osmanit asnjëherë nuk ia zë goja ta përmend UÇK-në./Indeksonline
