23:22 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Eliza Hoxha për Kadri Veselin: Njeriu i betejave nuk i trembet sfidave

Pas ftesës së  Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, edhe këngëtarja Eliza Hoxha ka reaguar lidhur me këtë.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale i doli në mbrojtje Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh liderit të PDK-së.

“Në luftë a në paqe, njeriu i betejave nuk i trembet sfidave! #mekadriveselin”, ka shkruar Eliza.

Kujtojmë që pas shpalljes së rezultateve të KQZ edhe Eliza Hoxha ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, ajo grumbulloj 9303 vota./Indeksonline/