Eliza Hoxha për vdekjen e Arzana Krajës: Ma këpute shpirtin!
Lajmi i trishtueshëm i vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja, ka prekur të gjithë.
Për vdekjen e saj kanë ardhur ngushëllime të shumta nga emra të njohur të artit dhe muzikës që përveç bashkëpunëtorë të saj ishin edhe miq të afërm, shkruan Indeksonline.
Për vdekjen e regjisores ka shprehur ngushëllime edhe këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha.
“Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin!. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve”, ka shkruar Eliza në postimin e saj në Facebook.
Ndryshe, Arzana Kraja më së miri ishte e njohur për filmin e metrazhit të gjatë “Fusha e mëllenjave”.
