20:33 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Elle Goulding rikthehet me këngën e re “Power”

Ellie Goulding është rikthyer me një këngë të re!

Këngëtarja 33-vjeçare debutoi këngën e saj të re, “Power”, të enjten (21 maj).

Videoja muzikore shoqëruese është xhiruar në izolim mes krizës globale shëndetësore me pandeminë Covid-19.

“Doja ta lëshoja këtë këngë nga albumi im i ardhshëm, si një pamje e parë në botë. Poëer ka të bëjë me marrëdhëniet në shekullin XXI, se si ato tani mund të diktohen nga media sociale, sipërfaqësia dhe gjërat materiale. Takimi ndonjëherë mund të fillojë me gënjeshtra ose zbukurime. Vajza në këngë është zhgënjyer nga dashuria dhe njerëzit e egër, me pamje të mirë, të vetë-obsesionuar me të cilët vazhdon të përfudoi, ” shpjegon Ellie për këngën./Indeksonline/