75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Ellen DeGener rrëfen shqetësimet pas infektimit me Covid-19

Autorja e spektaklit “Ellen DeGener Show” tregon se nuk ishte në dijeni për dhimbjet e shpinës si një nga shenjat e koronavirusit, por e ka “vuajtur” këtë simptomë.

Elleni ka ndarë një video me ndjekësit në rrjetet sociale ku siguron se ndihet mirë përveç “dhimjes munduese të shpinës”.

62-vjeçarja konfirmoi infektimin me Covid javën e kaluar. Shfaqja që prodhonte është zhvilluar pa audiencë në studio dhe me një përzierje të ftuarish të famshëm virtualisht dhe fizikisht që nga fillimi i sezonit të 18-të që nisi në shtator.

Një zëdhënës për kompaninë e prodhimit “Telepictures” i tha “PEOPLE”-it: ”Pas njoftimit të Ellenit, ne kemi ndaluar prodhimin në “Ellen DeGeneres Show” deri në janar”.