“Ellen DeGeneres Show” drejt fundit, prezantuesja dhuron 2 milionë dollarë për stafin

Transmetimi i Ellen DeGeneres Show do të bëhet më 26 maj. Njëkohësisht, një listë u nda edhe me yjet e njohur që e vizituan prezantuesen për herë të fundit.
Ndër të tjera, ish-zonja e parë Michelle Obama, ylli i realitetit Kim Kardashian, aktorët Zac Efron dhe Channing Tatum, këngëtarja Gwen Stefani dhe ylli i tenisit Serena Williams i bashkohen drejtueses së talk show-t, e cila ka bërë programin e saj që nga viti 2003, transmeton Indeksonline.
Prezantuesja Ellen Degeneres ka vendosur që të ndajë më shumë se 2 milionë dollarë shpërblime për stafin e saj.
Vitin e kaluar u njoftua se “The Ellen DeGeneres Show” do të ndalonte pas gati dy dekadash. Ellen tha se donte të bënte diçka ndryshe./Indeksonline/