Ellie Goulding prezanton albumin e pestë “Higher Than Heaven”

Ellie Goulding ka gati albumin e pestë të titulluar, “Higher Than Heaven”.
Në vitin 2020 ka publikuar albumin “Brightest Blue”, ndërsa lansimi i albumit të ri pritet të bëhet më 3 shkurt 2023, transmeton Indeksonline.
“Kjo ka të bëjë me të pasurit pasion për muzikë. Është një ndjenjë tjetër “ tha ajo.
Në janar, Goulding kishte folur për përvojat e saj me ankthin.
“Kam luftuar çdo ditë, çdo natë, çdo orë me një lloj paniku që as e dija se ekzistonte”, kishte deklaruar ajo./Indeksonline/