75 Mall Live Search
18:51 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

Elliot shënon supergol ndaj Tottenham Hotspur

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e javës së 36-të në Premier League.

Golin për 4:0 e shënoi mesfushori Elliot në minutën e 59’të, shkruan Indeksonline

Elliot shënoi një eurogol nga distanca për ta mposhtur portierin kundërshtar.

Asisti i llogaritet sulmuesit egjiptian Momo Salah, i cili shënoi golin e parë në këtë takim.

Kujtojmë që dy golat tjerë për “The Reds” i shënuan: Robertson dhe Gakpo./Indeksonline/