75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Elmas po e mendon një rikthim sensacional te Napoli, ngecin bisedimet me Torinon

Torino vazhdon të tentojë për transferimin e Eljif Elmasin, por me RB Leipzigun që nuk është i hapur për një tjetër huazim.

Ai kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit në huazim te Torino, ku kontribuoi me katër gola në 13 paraqitje në Serien A.

Skuadra italiane kanë javë të tëra që përpiqen ta rikthejnë në skuadër, por megjithëse lojtari është i etur për këtë, RB Leipzigu nuk dëshiron të lejojë një tjetër eksperiencë huazimi.

Ata besojnë se klube të tjera do të paraqiten me oferta dhe kushte më të përshtatshme për kërkesat e tyre.

Befasia e madhe është shfaqja e Napolit, që po mendon për Elmasin – shqiptarin që luan për Maqedoninë e Veriut – për shkak të shumëanshmërisë së tij, duke ofruar gola dhe asistime nga mesfusha.

Atij do t’i duhej pak nxitje, pasi mbetet ende i preferuar nga tifozët nga koha e tij në klub prej vitit 2019 deri në janar 2024.

Napoli e kishte kontaktuar edhe në janar, por nuk kishte vende të lira në skuadër, kështu që ai iu bashkua Torinos.

Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori me këto karakteristika, ndaj rikthimi i përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut do të përbënte një moment shumë të veçantë.