75 Mall Live Search
22:35 / E Martë, 04 Korrik 2023 / A. M.

Elmedin Rama bën hapin e madh në karrierë, transferohet nga Trepça te Slavia Praga

Elmedin Rama ka nënshkruar me gjigantin nga Republika Çeke, Slavia Pragën.

Talenti mitrovicas është prezantuar këtë të martë nga klubi i tij i ri, shkruan Gazeta Express.

Slavia Praga bëri të se Rama do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së dytë – B.

Ai me klubin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

18-vjeçari te shtatë herë kampionët e Çekisë është transferuar nga KF Trepça.

Klubi mitrovicas gjithashtu njoftoi për marrëveshjen, teksa sulmuesin e ri e falënderoi për kontributin dhe i uroi suksese.

Elmedin Rama, që është edhe anëtar i Kombëtares së Kosovës U19, vlerësohet si një prej më të mirëve nga të rinjtë.