20:39 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Elmi Reçica, pyetje për Arben Vitinë: Kur do përfundoj ndërtimi i Spitalit Rajonal të Ferizajt?

Deputeti nga PDK-ja Elmi Reçica, ka bërë pyetje parlamentare në adresë të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitija në lidhje me ndërprerjen e punimeve që janë bërë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Ai ka thënë se ky projekt i nisur në vitin 2018, në kohën kur qeveriste partia e tij, bashkë me partnerët iu kishte dhënë shpresë banorëve jo vetëm të Ferizajt por edhe të qyteteve përreth se do të kishin trajtim të dinjitetshëm shëndetësor.

Ky spital siç ka thënë Reçica do tu shërbente jo vetëm 108 mijë banorëve të Ferizajt por edhe të afër 150 mijë qytetarëve të qyteteve përrreth, atë të Kaçanikut, Shtimës, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Vitisë.

Ndërsa tani kur sipas projektit fillestar në qershor të këtij viti do të duhej të inaugurohej ky spital, Reçica ka pyetur vitin se kur do të kryhen punimet.

Pjesë nga pyetja e tij:

“Për këtë arsye pas disa vitesh vonesash më në fund  në mandatin qeverisë së PDK-së me partner, dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga ish ministri Uran Ismaili në vitin 2018 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e tij dhe filluan punimet e tij.

Objekti është duke u ndërtuar në hapësirë 2.7 hektar, ai është objekt është 7 katesh, me 22 mijë metra katror dhe do të ketë 220 shtretër. Ky projekt ishte planifikuar të jetë funksional brenda 3 viteve.

Por edhe pse kanë kaluar afër 3 viteve ende nuk ka përfunduar ky objekt shumë i rëndësishëm

Qytetarët janë të interesuar pse ky projekt nuk e ka vëmendjen e qeverisë, prandaj z. Ministër a mund të na njoftoni se cili është plani juaj për finalizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, tha Reçica.

Në anën tjetër ministri Vitija në përgjigjen e tij, ka thënë se është dakord me nevojë dhe domosdoshmërinë e ndërtimin e këtij spitali.

Ndërsa ka thënë se ekziston një problem, se ai ka filluar gabim dhe se projekti në mënyrën sic është planifikuar  dhe me shumë gjasë ky projekt do të përfundoj në ogramnet komentetente duke filluar nga planifikimi .

“Gjendja është kjo, punimet e vrazhda janë përfunduar, në katër anekset.

Punimet parashikoheshin të përfundonin në qershor, kjo nuk do të arrihet shkaku i gabimeve të bëra në dokumentacionin teknik. Ndërrimi i lokacionit ku nga një lokacion jashtë qytetit të Ferizajt e deri në vendosjen e tij në qendër të qytetit, ka shkaktuar konsekuenca të paparashikuara. Ndërsa mangësi teknike si mungesa e sasive të nevojshme të hekurit”, tha Vitija.

Ndërsa pyetje e Reçicës mund ta ndiqeni nga minuta 1:55:52.