Elmi Reçica thotë se Mustafa dhe Kurti duhet kujtuar kohën për eliminimin fizik
Për takimin e sotëm ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti, deputeti Elmi Reçica deklaron se takimi i tyre është i pakuptimtë, nëse kujtohet historia dhe raportet e tyre me një armiqësi të thellë.
“Këto takime për mendimin tim janë shumë të çuditshme dhe janë në një farë mënyre jo normale. Ne e dimë se kjo histori është shumë e afërt dhe i dimë raportet midis subjekteve të tyre dhe të atyre individuale. Mirëpo, për ne si PDK dhe për vendin është shumë mirë kur liderët politikë dhe partiakë edhe ata që kanë që në armiqësi të thellë kur kanë provuar me të gjitha mjetet dhe forcat ta eliminonin njëri- tjetrin, jo vetëm politikisht, të ulën të bisedojnë. Për ne kjo është një mundësi që të shohim shtendosje në jetën politike dhe po shpresoj se nuk i kanë vetëm sa për të dërguar mesazhe jo të duhura dhe jo adekuate në adresë të partive të tjera politike”, tha Reçica në një intervistë.
