12:01 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Elmi Thaçi: Opozita duhet ta mbështesë presidentin në dialog

Kuvendi i Kosovës dje ka votuar kundër rezolutës së Lidhjes Demokratike të Kosovës që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.

Edhe pse kishte kuorum të mjaftueshëm në sallë, për rezolutën e opozitës kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pas asnjë votë kundër dhe abstenim.

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga Aleanca Kosova e re (AKR), Elmi Thaçi ka përshëndetur vendimin e deputetëve dhe thotë se askush nuk mund t’ia marr primatin presidentit në udhëheqjen e dialogut dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Kosovë-Serbi.

Sipas Thaçit, opozitës i ka humbur rroga në oborr dhe se ajo nuk është duke menduar asgjë në interes të qytetarëve me përjashtim shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Presidenti Hashim Thaçi është njeriu ideal për t’i drejtuar proceset e mëdha dhe të rëndësishme për vendin. Ai meriton mbështetjen e të gjitha partive politike kur është në interes shteti. Sa më shumë që vonohemi në zgjidhjen ngërçit rreth dialogut sa më shumë humbë Kosova”, ka thënë Thaçi.

Ai iu ka bërë thirrje partive politike nga pozita e opozita të ulen dhe të gjejnë konsensus për ta tejkaluar bllokadën rreth çështjes së dialogut.