Elon Berisha kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Malisheva
Elon Berisha rikthehet si trajner në Superligën e Kosovës.
Berisha, është zyrtarizuar te Malisheva pas dorëheqjes së Qatip Osmanit, të enjten e kaluar.
Për të, Malisheva është skuadra e dytë që menaxhon këtë sezon pas Prishtinës së Re.
Ai do të debutojë si trajner i ri i Malishevës, këtë fundjavë ndaj Gjilanit./IndeksOnline/

