10:20 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Elon Musk bëhet përsëri baba

E dashura e Elon Musk ka lindur fëmijën e parë të çiftit së bashku.

Musk, 48 vjeç, është në lidhje me muzikantin Grimes që nga viti 2018.

Disa orë pas lindjes së të dashurës së tij, ai shkroi një postim në Twitter “Mami dhe foshnja janë mirë”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth fëmijës.

Ky është fëmija i parë i Grimes, ndërsa Musk tashmë ka pesë djem. Ai është ndarë tre herë – dy herë nga e njëjta grua.

E dashura e Elon Musk Grimes njoftoi se ishte shtatzënë në janar në një postim në Instagram./Indeksonline/