75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Elon Musk do të blej Manchester United?

Elon Musk ka deklaruar në rrjetin social Twitter se do blinte klubin anglez të futbollit, Manchester United.

Postimi i tij u pasua me një lumë reagimesh nga tifozët anglezë, të cilët e pyetën Musk se sa seriozisht e kishte deklaratën e tij. Musk u përgjigj se nuk do e bënte diçka të tillë dhe se po bënte shaka.

Reagimi i tij vjen pasi disa tifozë i kishin kërkuar Musk-ut të blinte Manchester United teksa klubi ndodhet në krizë të thellë rezultatesh.