08:58 / E Martë, 14 Qershor 2022 / GF

Elon Musk do të takohet për herë të parë me stafin e Twitter

Elon Musk do të flasë me punonjësit e Twitter të enjten për herë të parë që nga zyrtarizmi i ofertës së tij prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë në prill. Shefi multi-miliarder i Tesla pritet të marrë pyetje nga punonjësit e Twitter në takim.

Musk ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse firma dështon të sigurojë të dhëna për llogaritë e rreme në platformë.

Ngjarja u njoftua nga shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal në një email drejtuar stafit të hënën. Agrawal u tha punonjësve se mund t’i parashtronin pyetje Musk përpara takimit.

Takimi i përbashkët do të jetë hera e parë që Musk do të flasë drejtpërdrejt me fuqinë punëtore të kompanisë, qëkur tha se do ta blinte kompaninë.