Elon Musk fotografohet me rroba banje, bëhet viral në internet

Miliarderi Elon Musk, ka nisur pushimet e tij në Greqi. Ai është parë në një jaht luksoz, por ajo që mori vëmendjen është pamja e tij.
Musk është parë me rroba banje dhe kjo pamje shkaktoi një numër të madh komentesh në rrjetet sociale për shkak të pamjes së tij të zbehtë.
Përdoruesit rrjetit social Twitter e krahasuan me Casper, Borëbardhë dhe madje edhe pulë të zier.
Një seri shakash të postuara në Twitter arritën edhe te Musk, i cili iu përgjigj njërit prej komentuesve: “Ndoshta duhet ta heq këmishën time më shpesh”.
Pronari i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, është paditur për 258 miliardë dollarë nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën.
Skema piramidale është një sistem mashtrues për të fituar para bazuar në rekrutimin e një numri gjithnjë në rritje të “investitorëve”. Promovuesit fillestarë rekrutojnë investitorë, të cilët nga ana e tyre rekrutojnë më shumë investitorë, e kështu me radhë.